FC Feronikeli dhe AC Milani kanë publikuar formacionet zyrtare të miqësores historike në Kosovë.
Dy skuadrat kanë zbuluar njëmbëdhjetshen e tyre startuese për ndeshjen madhështore dhe të shumëpritur që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan portali arbresh.info.
Edhe pse një takim testues, “Rossonerët” kanë vendosur në fushë yjet si Donnarumma, Suso, Rodriguez e Andre Silva.
https://twitter.com/acmilan/status/1160247607832264704
Në bankinë qëndrojnë Piatek e Leao, ndërkohë që ky i fundit pritet të inkuadrohet në fushë për herë të parë si lojtar i skuadrës italiane.
Ndeshja do të gjykohet nga Genc Nuza së bashku me asistentët e tij – Fatlum Berishën dhe Bujar Selimajn.
Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 20:45./arbresh.info/
FC Feronikeli: Smakiqi, Islami, Lladrovci, Prekazi, Hoxha, Dabiqaj, Bojku, Fazliu, Hoti, Crioca, Rexha.
AC Milan: G. Donnarumma; Calabria, Gabbia, Romagnoli, Rodriguez; Krunic, Biglia, Calhanoglu; Suso; Castillejo, André Silva.
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...