Ballkani do të luajë ndeshjen e tretë në grupin C, në kuadër të Conference League të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”, më fillim nga ora 18:45.
Skuadra e Ballkanit ka vetëm një qëllim dhe ajo është fitorja.
Në një intervistë për Arbresh.info, dy nga figurat kryesore të skuadrës suharekase, Armend Thaqi dhe Almir Kryeziu, kanë folur lidhur me pritshmeritë e tyre për këtë ndeshje.
“Fadil Vokrri” është një tempull ku FC Ballkani nuk njeh humbje ende në garat evropiane dhe synimi i vetëm i tyre, është të vazhdojnë me këtë seri.
Armend Thaqi, foli rreth serisë pozitive të ndeshjeve pa humbje, ku theksoi se ndeshja fitohet me vepra në fushë dhe jo vetëm me fjalë.
“Jemi vendas dhe duam që ta vazhdojmë atë seri të mirë, mirëpo jo me fjalë, por me vepra në fushë”, u shprehë Thaqi për Arbresh.info.
Pas fitores ndaj Dinamos, 31-vjeçari, shpreson që të enjten arrijnë fitore edhe ndaj Astanës.
Thaqi: Tifozët në tribuna janë motivi i të gjithëve
“Normalisht që do jetë shumë e vështirë pavarësisht fitores me Dinamon, sepse gjitha skuadrat janë të forta dhe do kemi vështirësi. Mirëpo, jemi në momente të mira dhe shpresojmë të vazhdojmë ende këtë moment”, theksoi ai.
Tutje, Thaqi foli rreth formës së mirë që Ballkani po kalon në Superligën e Kosovës, njëkohësisht edhe në Conference League.
“Jemi në një moment shumë të mirë si në kampionatin vendor ashtu edhe në grupe të Conference League dhe motivi është maksimal në të dy garat” shtoi ai.
Ndërkohë, Astana nuk ka asnjë fitore në dy ndeshjet e para, por për mbrojtësin e Ballkanit kjo nuk do të thotë asgjë, pasi e cilëson shumë të fortë ekipin nga Kazakistani.
“Astana është skuadër shumë e fortë, edhe pse nuk ka fituar asnjërin nga duelet e para dhe assesi nuk na jep qetësi ajo situatë, sepse pa angazhim maksimal do ta kemi shumë të vështirë”, theksoi mbrojtësi i Ballkanit.
Armendi ka edhe një mesazh për të gjithë tifozët e tyre,“Xhebrailat”.
“Presim përkrahje nga të gjithë, sepse vetëm ashtu të bashkuar mund t’ia dalim gjithmonë brenda në fushë me tifozët në tribuna që janë motivi i të gjithëve”, përfundoi ai.
Kryeziu: Në çdo lojë futemi për fitore, besoj edhe këtë ndeshje do arrijmë një rezultat pozitiv
Njëri nga golashënuesit në ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit, Almir Kryeziu tha se motivi është shumë i madh pas fitores ndaj Dinamos.
“Normalisht ekipi është në një formë shumë të mirë dhe ky motiv është edhe më i madh pas fitores ndaj Dinamos” tha Kryeziu.
Po ashtu, ai shpreson në fitore, duke e llogaritur si favor forma jo e mirë që po kalon skuadra e Astanës.
“Duke parë formën e mirë të Ballkanit dhe formën jo të mirë të Astanës, shpresojmë që edhe këtë ndeshje të dalim me rezultat të mirë siç është fitorja”, u shpreh Almir Kryeziu për Arbresh.info.
Kryeziu kishte pësuar një lëndim gjatë ndeshjes së Superligës ndaj KF Lirisë ku edhe ishte golashënuesi i dy golave të mrekullueshëm, mirëpo siç ka konfirmuar edhe vetë lojtari për Arbresh.info, lëndimi siç duket nuk është shumë serioz.
Kryeziu beson se edhe ndaj Astanës do të marrin rezultate pozitive.
“Pritshmëritë ndaj Astanës? Normal në çdo lojë futemi për fitore, besoj edhe këtë ndeshje do arrijmë një rezultat pozitiv”, shtoi ish -lojtari i Dritës.
Almiri pret përkrahje të madhe në Evropë nga tifozët e skuadrës së tyre.
“Po mendoj që përkrahja do jetë si në çdo ndeshje që kemi luajtur në Evropë dhe po ashtu besoj që edhe në këtë ndeshje nuk do të mungojë përkrahja e tifozëve”, përfundoi Almiri.
Ndryshe, Ballkani ka një fitore dhe një humbje pas dy ndeshjeve të para në Conference League.
Sfidën e parë e humbi në Çeki ndaj Plzenit me rezultat minimal1-0, kurse u rikthye tek fitorja në Prishtinë ndaj Dinamo Zagrebit me rezultat 2-0.
Tabelës në këtë grup, pas dy përballjeve të para, i prinë Plzeni me 6 pikë, ndërkohë skuadra e Ballkanit është e dyta me 3 pikë aq sa ka edhe Dinamo Zagrebi, por që në ndeshjet direkte, kanë përparësi “Xhebrailat”. Teksa e fundit pa asnjë pikë është Astana.
Ballkani vitin e kaluar së pari luajti në kualifikimet e Champions League ku u përball me Ludogertsin dhe u eliminua me rezultat të përgjithshëm 4-2.
Edhe pse “Xhebrailat”, ndeshjen e parë në Prishtinë e fituan 2-0, nuk arritën të kualifikohen për në rrethin tjetër të Championsit, pasi në Bullgari u mposhtën 4-0 dhe u përmbys rezultati.
Me atë humbje Ballkani kaloi në rrethin e dytë të kualifikime për Conference League, për tu përballur me Larnen e Irlandës së Veriut, ku e “shkatërroi” atë ekip me rezultat të përgjithshëm 7-1.
Më pas në rrethin e tretë arriti të eliminoj skuadrën e Red Lincold Imps nga Gjibraltari me rezultat të përgjithshëm 5-1.
Kurse në kuadër të ndeshjes vendimtare për kualifikim, Ballkani u përballë me skuadrën gjigante çeke, Bate Borisov.
Ballkani arriti të triumfojë në Prishtinë, me rezultat 4-1 ndaj Bates kurse në Çeki humbi ngushtë me rezultat 1-0, por kjo humbje nuk ia ka zbehur festën “Xhebrailave”, të cilët u kualifikuan edhe një herë tjetër në Conference League.
Për suharekasit kjo është paraqitja e tyre e dytë me radhë që marrin pjesë në grupet e Conference League teksa kualifikimin historik e gjetën vitin e kaluar, kurse këtë vit synimi i tyre është ta rishkruajnë historinë.
Të përzgjedhurit e Dajës vitin e kaluar morën pjesë për të parën herë në grupe ku ishin në Grupin G, me Sivassporin, Slavin e Pragës dhe Clujin e Rumanisë.
Ballkani mbeti në pozitën e fundit në tabelë me vetëm katër pikë, ku fitoren e vetme e arritën ndaj Sivassporit me rezultat 4-3, në udhëtim dhe morën një barazim ndaj Clujit të Rumanisë, 1-1 në Prishtinë. /Arbresh.info/Drilon Halili/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...