Federata e Basketbollit të Kosovës, ka reaguar për incidentin e mbrëmshëm në Pejë, ku autobusi i basketbollistëve të Prishtinës, u sulmua nga tifo-grupi mitrovicas “Torcida”.
Reagimi i plotë:
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) e dënon ashpër incidentin që ka ndodhur mbrëmë para ndeshjes së dytë çerekfinale të Final 8 Kupës së Kosovës, kur është sulmuar nga persona të panjohur deri më tani, autobusi i skuadrës së Sigal Prishtinës para palestrës “Karagaçi” në Pejë.
Imazhe të tilla si ajo që ka ndodhur mbrëmë janë të papranueshme për komunitetin e basketbollit, por edhe për sportin në përgjithësi.
Federata e Basketbollit e Kosovës kërkon nga organet e rendit që të bëjnë përpjekje maksimale për të identifikuar këta persona në mënyrë që të tillët të mos kenë më vend në palestrat e sportit në vendin tonë.
Federata e Basketbollit e Kosovës dhe organizatori i Final 8 Kupës së Kosovës, KB Peja janë zotuar se organizimi i këtij eventi prestigjioz do ta ketë sigurinë më të lartë të mundshme, duke filluar nga ekipet, tifozët e të gjithë akterët e tjerë që janë të përfshirë në të.
Federata e Basketbollit e Kosovës, KB Peja dhe organet e rendit në Pejë do të vazhdojnë të garantojnë siguri për të gjithë akterët deri në përmbyllje të këtij eventi.
Federata e Basketbollit e Kosovës dëshiron ta bëjë të qartë se ne do ti marrim të gjitha masat e nevojshme dhe do të shqiptojmë dënimet për akterët që bëjnë veprime të tilla, që nuk i kanë hije sportit, dhe që nuk përfaqësojnë asnjë vlerë sportive, por as edhe njerëzore.
Final 8 Kupa e Kosovës duhet të jetë festë e të gjithëve, dhe assesi nuk duhet të jetë një event që frymon përçarje./Arbresh.info
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA