Finalja e Superkupës së Kosovës u vu në prapavijë pas incidentit me tifozë.
Trepça mposhti Pejën, por ndeshja u ndala në pjesën e parë për shkak të sjelljes së tifozëve, transmeton Arbresh.info.
Tifozët mitrovicas u larguan nga tribunat pas incidenteve që i shkaktuan në fund të pjesës së parë.
Pas, incidentit ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës.
Federata e Basketbollit e Kosovës ka paralajmëruar masa më të rrepta këtë sezon.
“Si rrjedhojë, nga ndeshja e parë e xhiros së parë të edicionit 2023/24, Federata e Basketbollit e Kosovës do të imponojë rregulla shumë më strikte lidhur me veprimin e shikuesve dhe me masat e sigurisë në palestrat tona, duke mos lejuar në asnjë rast e moment cenimin e terrenit apo sigurisë së akterëve të ndeshjes, hedhjen e gjësendeve në fushë, sharjen, fyerjen apo denigrimin në çfarëdo baze të cilitdo akter të garave të basketbollit në Kosovë. Për më tepër, në këtë edicion nuk do të tolerohen as shfaqja e kërcënimeve, kanosjes, sjelljeve të dhunshme apo shpërfaqja e dhunës verbale apo gjuhës së urrejtjes”, thuhet në njoftim.
FBK ka shtuar se njëra nga masat që mund të merret është edhe ndalimi i hyrjes së tifozëve në tribuna.
“Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkërendim me autoritetet e vendit, do t’i shqyrtojë ditëve në vijim të gjitha masat dhe kufizimet potenciale të cilat do të vendosen që nga xhiroja e parë e edicionit të ri, përfshirë ndalimin e plotë të publikut në palestra për një periudhë të caktuar, moslejimin e tifozerive të organizuara në ndeshje të basketbollit, ndalimin e stërpopullimit të tribunave dhe terrenit, imponimin e identifikimit të shikuesve dhe masave shtesë të sigurisë për ta, si dhe të gjitha veprimet tjera të cilat garantojnë mbarëvajtje të garave të basketbollit dhe sigurinë e të gjithë akterëve të tyre”./Arbresh.info/
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...