Të premten dhe të shtunën do të mbahet Kampi “Hoop Girls”, që ka për qellim promovimin e femrave në basketboll dhe roleve të ndryshme përmes të cilave ato kontribuojnë në zhvillimin e basketbollit dhe për të rritur pjesëmarrjen e femrave në basketboll.
Qëllimi i këtij kampi është që të inkurajohen vajzat që të merren sa më shumë me basketboll, por edhe të qëndrojnë në këtë sport, si trajnere, gjyqtare, si administratore në klube dhe në strukturat udhëheqëse në klube.
Kampi do të përfshijë gjeneratën U20.
Në ditën e parë (të premten) Kampit do t’i bashkëngjiten Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku dhe Nënkryetarja e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Linda Shala. Ato do të flasin për të arriturat e tyre, sfidat që i kanë pasur dhe ndikimin e tyre te vajzat e reja. Gjithashtu, Dushku dhe Shala do të flasin për rëndësinë e programeve bazike për zhvillimin e mëtutjeshëm të basketbollit femëror.
Në ditën e dytë në program është vizita e Drejtorit të Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova, i cili mbështet vajzat, së bashku me basketbollistin e Kosovës, Gëzim Morina dhe Anjesa Hazeraj, e cila do t’iu rrëfejë vajzave rreth karrierës së saj si gjyqtare.
Kampi do të mbahet të premten në Pallatin e Rinisë dhe Sportit nga ora 17:00 dhe të shtunën nga ora 12:00 në Marigona Rezidencë. /Zeri.info
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”