Google ADS

FBK ndryshon vendimin: Kosova nuk shkon në Rahovec, por në Mitrovicë

12:14 | 3 Qershor 2019
L G

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të kthehet në Mitrovicë.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka vendosur që ndeshjet e fazës së tretë të parakualifikimeve për “EuroBasket 2021” Kosova t’i zhvillojë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, raporton Gazeta Express.

Në këtë mënyrë shtëpia e basketbollit përfundimisht e ka anuluar vendimin që ndeshjet e radhës të Kosovës të zhvilloheshin në Rahovecin e zjarrtë për basketboll.

Përmes një njoftimi për media Federata e Basketbollit e Kosovës ka theksuar se Trepça dhe Komuna e Mitrovicës janë treguar mirëpritës të shkëlqyeshëm në të kaluarën për ndeshjet e Kosovës. Kështu që pritje të njëjtë pret edhe kësaj here.

Parakualifikimet do të zhvillohen nga 3 deri më 21 gusht. Kosova është në grup me Luksemburgun dhe Britaninë e madhe. Fituesi i Grupit do të shkojë në kualifikime.

Britania e Madhe do të zbarkojë në Mitrovicë më 7 gusht, kurse Luksemburgu do të vjen më 14 gusht. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme