Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se vetëm tri klube janë licencuar, derisa skuadrat e tjera janë licencuar me kusht dhe do të kenë afat edhe disa ditë për të kompletuar dokumentacionin.
Klubet e licencuara plotësisht deri më tani janë KB Istogu, KBF Bashkimi dhe KBF Trepça, shkruan Arbresh.info.
Derisa, klubet e Licencuara me kusht janë KB Vëllaznimi, KB Golden Eagle Ylli, KB Trepça, KB Sigal Prishtina, KB Proton Cable Prizreni, KB Bashkimi, KB Peja, KBF Peja 03, KBF Prishtina, KBF Penza dhe KBF United Basketball.
Klubet e licencuara me kusht kanë afat deri më 12 Shtator 2023 të kompletojnë dokumentacionin e nevojshëm, me ç’rast fitojnë statusin e Klubit të licencuar plotësisht.
“Në të kundërtën, konform Nenit 4, alineja 3 e Rregullores për Licencim dhe Garim, ‘pa posedim të licencës, asnjë subjekt nuk mund ta ushtrojë të drejtën e pjesëmarrjes në ndonjë garë ose organizimit të ndonjë gare të basketbollit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...