Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) duke i parë zhvillimet e fundit me pandeminë COVID-19, në bazë të kompetencave të veta statutare, sot unanimisht ka marrë vendim që të shtyjë fillimin e edicionit të ri në basketboll 2020/21.
Edicioni i ri në basketboll ka qenë i programuar të fillojë më 16.09.2020 me ndeshjet e Superkupës së Kosovës në të dyja konkurrencat dhe më pas të vazhdojë me garat e edicionit 2020-2021.
Bordi i FBK-së ka marrë vendim që të shtyjë fillimin e edicionit të ri për një muaj, më saktësisht që edicioni i ri të fillojë më 14.10.2020, kur edhe do të organizohen ndeshjet e Superkupës së Kosovës. Ndeshjet e play-outit gjithashtu do të shtyhen për një muaj.
Ky vendim është marrë duke parë gjendjen momentale të pandemisë COVID-19 në vendin tonë, por edhe pas konsultimeve me autoritetet përkatëse në nivel vendor dhe në pajtim me udhëzimet e profesionistëve shëndetësorë duke pasur në vëmendje dhe radhë të parë shëndetin e lojtarëve, trajnerëve, punëtorëve sportivë dhe të gjithë akterëve të përfshirë në organizimin e garave të basketbollit, si dhe karakteristikat e sportit tonë.
Po ashtu ne presim nga institucionet tona që varësisht prej situatës me pandeminë COVID-19 të marrin vendim për lejimin e zhvillimit të stërvitjeve në mënyrë që klubet tona të fillojnë ngadalë, por sigurt përgatitjet për edicionin e ri.
Federata e Basketbollit e Kosovës e ka përgatitur Udhëzuesin për Rikthimin në Fushat e Basketbollit (versionin 3.0) dhe në momentin që Qeveria e Republikës së Kosovës merr vendim për lejimin e zhvillimit të stërvitjeve (dhe më pas edhe garave), atëherë FBK do t’i pajisë të gjithë anëtarët e saj me këtë Udhëzues, i cili do të jetë udhërrëfyes për ruajtjen e shëndetit të të gjithë basketbollistëve/eve, zyrtarëve të ekipit, zyrtarëve të ndeshjeve dhe gjithë komunitetit të basketbollit në vendin tonë.
Ky vendim hyn në fuqi në datën e miratimit të tij nga Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...