Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se është marrë vendimi që fanella me numër 15 e kombëtares së Kosovës e veshur nga Gazmend Sinani do të pensionohet.
Fetahu ka shkruar se Sinani ishte i vetmi që e kishte bartur këtë numër, dhe për nder të tij do të pensionohet, transmeton Koha.net.
Gazmend Sinani dje kishte vdekur pas një aksidenti të rëndë në trafik, me ç’rast edhe katër të tjerë ishin lënduar, tre basketbollistët Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina dhe fizioterapeuti Kujtim Shala, transmeton Koha.net.
“Ishe i pari që veshe fanellën e Kombëtares me numër 15. Atë numër e kërkove prapë pardje. Atë numër do ta mbash përgjithmonë vetëm ti, Gazi jonë. Numri 15 i Kombëtares sonë do të pensionohet me emrin tënd, Gazmend Sinani”, ka shkruar Fetahu.
Ai më tutje ka shtuar, “ishe plot jetë Gaz. Ike nga kjo jetë papritmas, por do të mbetesh gjithë në zemrat e të gjithë atyre që të njohën”.
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...