Google ADS

FBK dënon skuadrën e Pejës pas skandalit të djeshëm

17:40 | 16 Maj 2022
KRG

Komisari i Garave në Federatën e Basketbollit të Kosovoës, Faton Kurshumlia, ka lëshuar një vendim rreth ndeshjes së tretë të gjysmëfinalës së  Superligës së Kosovoës në Basketbollt mes KB Pejës dhe KB Trepçës.

Në Bazë të vendimit të publikuar sot në faqën zyrtare të FBK-së, skuadra pejane  është dënuar me një shumë prej 7 mijë eurove dhe dy ndeshje do të zhvillohen pa prezencën e tifozëve.

Ndërsa Trepça gjtiashtu është ndëshkuar  me një shumë prej 1500 eurove.

Ndeshja e cila ishte zhvilluar në palestrën “Karagaçi” është ndërprerë përshka të disa sulmeve nga tifozët pejanë drejt lojtarëve të skuadrës së Mitrovicës, përcjell arbresh.info.

Më poshtë vendimet e plota nga FBK:

SJELLJET E SHIKUESËVE KB PEJA: Jo te mira. Anim,dhe sjellje josportive,ofendime ne baza nacionale ndaj lojtarve te ekipes musafire.Hudhje te gjesendeve te forta te cilat mund te shkaktojne lendime. Hudhje te petardeve-fishekzjareve.Hyrja e personave jo zyrtare ne fushe me perpjekje te realizimit te sulmit fizik.

SJELLJET E SHIKUESËVE KB TREPÇA: Jo te mira. Anim, dhe sjellje josportive ndaj lojtarve te ekipes vendas .Hudhje te gjesendeve te forta te cilat mund te shkaktojne lendime. Hudhje te petardeve-fishekzjareve.

Vendime :

KB Peja , Konform Nenit 48.15 te PG denohet me 500 euro.

KB Peja, Konform Nenit 49.6 Pika 1 te PG denohet 200 euro.

KB Peja , Konform Nenit 49.4 te PG denohet me 600 euro.

KB Peja ,Konform Nenit 49.9.2 te PG denohet me 700 euro.

KB Peja , Konform Nenit 49.13 te PG denohet me 3.000 euro dhe dy ndeshje pa prezencen e shikuesve.

KB Peja , Konform Nenit 49.6 Pika 3 te PG denohet me 2.000 euro.

KB Trepça , Konform nenit 49.6 te PG denohet me 200 euro.

KB Trepça, Konform Nenit 49.4 te PG denohet me 600 euro.

KB trepça, Konform Nenit 49.9.2 te PG denohet me 700 euro.

Ndeshja e katërt e playoffit do të zhvillohet të enjten në Pejë dhe sipas vendimeve nga FBK-ja “Karagaçi” do të jetë i shprazur. /arbresh.info/

Të ngjashme