Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll ka emëruar trajner, Rami Hadar.
Trajneri izraelit është prezantuar ditën e djeshme (e hënë), derisa sot FBK ka vendosur ta kompletoj edhe shtabin teknik.
Bordi i FBK-së njofton se ka angazhuar pesë trajnerë si ndihmës të teknikut izraelit.
Njoftimi i plotë nga FBK:
Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Statuti i FBK-së, si dhe duke u bazuar në Nenin 41 të Rregullores së Përfaqësueseve të Kosovës, Bordi i FBK-së ka marrë vendim që, krahas trajnerit Rami Hadar, të emërojë anëtarët e Shtabit Profesional të Përfaqësueses A të Kosovës si në vijim:
Bujar Loci – Ndihmëstrajner i Përfaqësueses A të Kosovës;
Ilir Selmani – Ndihmëstrajner;
Dritëro Sefaja – Ndihmëstrajner;
Andin Rashica – Ndihmëstrajner/Skautim;
Mehmet Uğur – Trajner kondicional.
Për shkak të analizave të lojës, lojtarëve, përgatitjes së stërvitjeve individuale dhe grupore, përcjelljes së lojtarëve të rinj në Përfaqësueset e Reja të Kosovës, përzgjedhësi i ri i Përfaqësueses A, Rami Hadar, ka propozuar dhe Bordi i FBK-së ka miratuar anëtarët e Shtabit Profesional të profileve të lartpërmendura.
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.
Në emër të Bordit të FBK-së, Arben Fetahu./arbresh.info/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...