Xhudistja jonë, Laura Fazliu do ta kërkojë medaljen e brozntë me anë të repesazhit në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Laura e ka nisur botërorin pa ndeshje në raundin e parë, ndërsa në dy luftërat pasuese ka shënuar fitore në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Në luftën e parë, xhudistja jonë ka dominuar kroaten Katarina Kristo, duke e mposhtur me ‘waza-ari’.
Në luftën e dytë, Laura vazhdoi me fitore, ku kësaj radhe mposhti me ‘ippon’ rivalen ruse, Dalu Liliashvili, duke kaluar në çerekfinale.
Megjithatë, në çerekfinale, xhudistja jonë ishte e pafat duke humbur nga Andreja Leski e Sllovenisë.
Tani, Laura do ta kerkojë medaljen e bronztë me anë të repesazhit, ku do të ndeshet me australianen Katharina Haecker.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...