Ka përfunduar xhiro e 32-të në elitën e futbollit zviceran, ku tanimë është edhe kampioni i ri.
Zurichu edhe matematikisht ka siguruar titullin pas fitores në udhëtim te Baseli 0-2, derisa tani luftohet për pozitat që i dërgojnë skuadrat në Evropë si dhe për t’i shpëtuar rënies.
Ashtu si javën e kaluar, edhe këtë javë dy futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, Betim Fazliji dhe Mirlind Kryeziu kanë zënë vend në formacionin më të mirë të xhiros.
Fazliji shënoi një gol në udhëtim te Servette në fitoren e St Gallen 0-2, derisa Kryeziu ishte më i miri në fushë në fitoren e Zurichut 0-2 te Baseli.
Për mesfushorin nga Lugina e Preshevës, Betim Fazlijin kjo ishte hera e dytë që zë vend në formacionin e javës.
Ndërkohë për qendërmbrojtësin nga Mleçani i Komunës së Malishevës, ishte hera e gjashtë që përfshihet në formacionin e javës. /Telegrafi/
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media