Kampioni në fuqi Llapi dhe Prishtina e Ballkani kanë kaluar në rrethin e 16 në të mirëve në Kupën e Kosovës të mërkurën.
Llapi, i cili e fitoi Kupën sezonin e kaluar duke e mundur Prishtinën në finale, pasi e mposhti 2:1 Kikën në rrethin e dytë.
Bianor Neto dhe Kastriot Selmani shënuan në Merdarë për ta dërguar skuadrën e Tahir Batatinës në rrethin tjetër.
Ndërkohë, Feronikeli është rrëzuar nga gara për trofeun e kupës shtetërore, pasi u mund me penallti 1:4 nga Fushë Kosova.
Në rrethin e 16 më të mirëve, skuadrës nga Podujeva i bashkohen edhe favoritët e tjerë të Superligës, si finalistja e vitit të kaluar Prishtina, Ballkani dhe Gjilani.
Prishtina e mundi bindshëm 4:0 Besën në Pejë, ndërkohë që Ballkani e mposhti 3:1 Rahovecin në udhëtim.
Gjilani i Ismet Munishit e mundi 1:0 A&N në udhëtim, ndërsa Drenica fitoi 3:1 ndaj Vllaznisë.
Rezultatet e 12 ndeshjeve të rrethit të dytë të Kupës së Kosovës:
Llapi 2:1 Kika
Feronikeli (me penallti 1:4) Fushë Kosova
Besa 0:4 Prishtina
Rahoveci 1:3 Ballkani
Prizreni 1:5 Onix
Ulpiana 3:0 Vëllaznimi
Malisheva 1:0 Istogu
A&N 0:1 Gjilan
Drenica 3:1 Vllaznia
Ramiz Sadiku 2:1 Vushtrria
Trepça ’89 (me penallti 2:4) 2 Korriku
Të enjten do të zhvillohet pesë ndeshje të tjera të rrethit të dytë, për ta kompletuar 1/8 e finales.
Drita do të përballet me Drenasin, ndërsa Dukagjini me Lirinë.
E enjte, 02.12.2021
Drita – Drenasi
Liria – Dukagjini
Arbëria – Vitia
KEK-u – Trepça
Flamurtari – Ferizaj.
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...