Favoritët janë gjithnjë të njëjtë në Ligën e Kampionëve, thotë Ancelotti

15:16 | 17 Shtator 2024
E.G

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti në prag të duelit me Stuttgartin në rundin e parë të Ligës së Kampionëve, ka thënë se favoritët e kësaj garë mbesin gjithnjë të njëjtit.

Kampionët në fuqi të Evropës, edicionin e ri të elitës së futbollit evropian, do ta nisin sonte në ‘Bernabeu’, ku do të presin skuadrën gjermane, Stuttgart.

“Favoritët janë gjithnjë të njëjtë. Ky Champions, në çdo rast, është një histori e re. Shpresojmë t’i shkojmë deri në fund, ashtu si një vit më parë”, ka thënë Ancelotti.

Ai thotë se tashmë edhe Bellingham, Tchouameni dhe Militao janë të gatshëm për lojë pas lëndimeve të pësuar kohë më parë.

“Bellingham? Ai është mirë, ashtu si Tchouameni dhe Militao”, ka pohuar Ancelotti.

Ndeshja Real Madrid-Stuttgart fillon në orën 21:00./rtk

Të ngjashme