Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
“YLLI I JAVËS” për xhiron e 23-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti i KF Drenica, Fatlum Gashi
Mesfushori i qendrës i drenicasëve ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren e rëndësishme që skuadra e tij e arriti në shtëpi ndaj Dritës, me rezultat 2:1.
Ai shënoi eurogol në këtë ndeshje duke zhbllokuar rezultatin për fitoren e parë pas 5 viteve në përballje me ekipin e Dritës.
Fitorja e kësaj jave ia ka mundësuar Drenicës që ta përforcojë pozitën e pestë në renditje në BKT Superligë me 31 pikë, duke e stabilizuar pozitën ne BKT Superligën e Kosovës./Arbresh.info
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...