Google ADS

Fatkeqësitë te Barcelona nuk kanë të ndalur, lëndohen disa lojtarë të tjerë

20:21 | 9 Dhjetor 2021
KRG

Klubi katalunas, e cila mbrëmë ka pësuar humbje të thellë ndaj Bayern Munich në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, e cila është konsideruar si ndeshje “jetë e vdekjes” për Barcelonën, sot  ka lëshuar një komunikatë për media në lidhje me gjendjen mjekësore për disa lojtarë.

Barcelona ka konfirmuar lëndimin e Jordi Albas dhe Memphis Depay.

Alba ka pësuar një lëndim me kërpudhat e kofshës së djathtë.

Ndërsa Sulmuesi Depay, ka një lëndim në bicepsin e kofshës së majtë.

Kurse sipas deklaratës, Sergi Roberto ka përfunduar operimin me sukses, ku ka pësuar lëndim në kofshën e djathtë.

Jordi Alba është detyruar të largohet nga ndeshja Bayern Munich- Barcelona në minutën e 31 përshkak të shqetësimeve.

Ndërsa holandezi, Depay ka zhvilluar plotë 90 minuta lojë, por pas ndeshjes, stafi mjekësorë kanë nuhatur lëndimin e tij.

Siç shihet, problemet për katalunasit nuk kanë të ndalur, ku edhe më herët kanë konfirmuar mungesën e lojtarëve kyç të skuadrës si Kung Aguero, Ansu Fati dhe Pedri./ arbresh.info/

Të ngjashme