Ansu Fati i ka qëndruar besnik Barcelonës, duke vazhduar kontratën deri në verën e vitit 2027.
Talenti i madh spanjoll ka konfirmuar dashurinë që ka për klubin katalunas, duke refuzuar ofertat e majme vetëm e vetëm që t’i qëndrojë besnik Barcelonës.
18-vjeçarit i është vendosur një klauzolë e jashtëzakonshme prej një miliardë euro nga Barça.
Pas nënshkrimit të kontratës, Fati ka folur për Barça TV ku ka thënë se është nder për të të mbetet në Camp Nou.
“Është një nder i madh, me vijnë në mendje shumë kujtime. E gjithë kjo është një ëndërr për mua dhe familjen time, është një emocion i madh të vazhdoj historinë time me Barcelonën, diçka që gjithmonë e kam dashur”.
“I jam shumë mirënjohës klubit dhe skuadrës për mbështetjen që më kanë dhënë dhe shpresoj ti shpërblej në të njëjtën mënyrë. Që ditën e parë që shkela në ‘Camp Nou’, kuptova se doja që të qëndroja këtu për shumë vite”, deklaroi Fati.
18-vjeçari ka thënë se ka shumë rrugë të gjatë para vetës me Barcelonën, teksa nuk ka harruar të flas edhe për Lionel Messin, ku e ka marrë numrin e tij. Sipas Fatit asnjë nuk do të jetë si Lionel Messi.
“Kam shumë rrugë për të bërë në këtë klub, në aspektin personal. Duhet të jesh gjithmonë me këmbët në tokë. Numri 10? Peshon shumë dhe me vlerësojnë për këtë, por në kokën time e kam të qartë se çfarë do të bëj”.
“Nuk e ndiej presionin, jam i qetë, asnjë nuk do të jetë si Messi, unë duhet të ndjek rrugën time”, deklaroi Fati. /telegrafi/
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...