Barcelona ka konfirmuar se lojtarët e tyre do të veshin fanella me karaktere kineze kur të përballen me Real Madridin në ndeshjen e tyre të parë në kuadër të gjysmëfinales në Kupë të Mbretit.
Lideri i La Ligas ka njoftuar se ky ndryshim është bërë për të shënuar Vitin e Ri të Kinës, transmeton portali arbresh.info. Në një deklaratë të lëshuar në lidhje me këtë ndryshim, Barcelona konfirmon se kjo lëvizje është pjesë e përpjekjeve të klubit për të rritur prezencën e tregun aziatik.
“Ky veprim është shtuar te video për urimin e Vitit të Ri kinez që është bërë nga klubi dhe është lëshuar këtë të hënë. Pjesë e saj janë lojtarët e skuadrës së parë si Leo Messi, Gerard Pique, Marc-Andre ter Stegen dhe Samuel Umtiti”, ka shkruar Barça në një deklaratë.
“Ky vit është gjithashtu i rëndësishëm për strategjinë e vendosjes së Barçës në Kinë, e cila do të përjetoj një eksperiencë të rëndësishme verën e ardhshme kur skuadra e parë do të vizitojë Kinën dhe Japoninë në turneun para-sezonal”
Lojtarët e Barcelonës i kanë uruar atyre Vitin e Ri.
https://twitter.com/FCBarcelona/status/1092410980003389440/video/1
Ndërkohë, Barcelona është në kërkim të fitores së Kupës së Mbretit për të pestën herë rresht, por ata duhet të triumfojnë fillimisht kundër një rivali të madh si Real Madridi në mënyrë për të arritur sërish në finale.
Lionel Messi është përfshirë në skuadrën prej 19 lojtarëve të Ernesto Valverdes për këtë ndeshje pavarësisht se u detyrua të largohet nga fusha gjatë vikendit si pasojë e një lëndimi./arbresh.info/
Moti sot kryesisht me diell
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi