Kosova do të ketë në dispozicion një fanellë speciale për ndeshjen si mysafirë kundër Republikës së Çekisë sonte (e enjte).
Djelmoshat nën udhëheqjen e trajnerit zviceran Bernard Challandes do të bartin fanellën e re të krijuar nga kompania 14 Fourteen në ndeshjen në Plzen kundër Çekisë, shkruan portali arbresh.info.
Ashtu siç ishte prezantuar më parë nga kompania, fanella dominohet nga ngjyra e bardhë ndërsa pjesa në mes është me ngjyrë blu.
Në mes gjenden simbolet e dy skuadrave kombëtare, në pjesën e majtë logoja e Federatës së Futbollit të Kosovës ndërsa në anën tjetër logoja e kompanisë.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 20:45 dhe portali arbresh.info do t’iu mbaj të informuar për çdo zhvillim./arbresh.info/
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...