Fanella e Cristiano Ronaldos tashmë në shitje

12:33 | 5 Korrik 2018
Arbresh Info

Juventusi vazhdon të jetë i lidhur me transferimin e Cristiano Ronaldos dhe thashethemet nuk duket se zhduken, veçanërisht pas publikimit të në foto të fanellës së klubit me emrin e tij prapa.

Foto shfaq numrin 7 dhe lartë tij emri Ronaldo, gjë që sugjeron që reprezentuesi i Portugalisë do të bartë numrin e tij të famshëm edhe në Torino në rast se transferohet, transmeton portali arbresh.info.

Juan Cuadrado e ka bartur fanellën me këtë numër sezonin e kaluar te “Zonja e Vjetër”.

E publikuar në rrjete sociale, foto me shpejtësi është bërë virale dhe thuhet gjithashtu se ajo është në shitje në disa dyqane./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme