Mbrojtesi i Liverpool, Dejan Lovren, është kërcënuar dhe abuzuar në rrjetet sociale, pas paraqitjeve të dobët me skuadrën angleze.
Kroati është duke kaluar nëpër një fillim të vështirë të sezonit të ri në “Anfield”, ndërsa në humbjen e “Të kuqve” ndaj Tottenham ai ishte më i dobëti, transmeton Express.
Ai u duk se ishte i gatshëm të luante në ndeshje kundër Huddersfield, por gjatë nxehjeve para ndeshjes u la jashtë. Ai ka thënë se në ndeshjet e kaluara ka përdorur qetësuese të dhimbjeve për të luajtur.
Sot ai ka shkruar në mediat sociale se është abuzuar dhe kërcënuar, me sa duket nga një tifoz i Liverpool.
“Do të ta vras familjen, o kroat i m***”, i ka shkruar një tifoz atij në Instagram.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare