Sipas një personi që ndihmoi në operacionin për nxjerrjen e një trupi nga avioni nën ujë, familja e Emiliano Salas e di se djali i tyre është i vdekur.
Drejtori i kompanisë Bluewater Recoveries, David Mearnes, i cili ishte personi që gjeti mbetjet në shtratin e kanalit të Anglisë të hënën, thotë se personat e afërt me Salan dhe pilotin David Ibbotson tani duan trupat e nxjerrë të të dashurve të tyre, transmeton portali arbresh.info.
Këtë javë, shpëtimtarët kanë gjetur një trup brenda mbetjeve të avionit Piper Malibu N264DB pasi ishte lokalizuar nga hidolokatori në shtratin detar Guernsey. Megjithatë, hetuesit ende nuk kanë konfirmuar nëse trupi i përket 28-vjeçarit Sala ose pilotit Ibbotson 59-vjeçar.
“Gjëja më e rëndësishme është trupi”, ka thënë Mearns për gazetën argjentinase Clarin. “Nxjerrja e trupit është gjëja më e rëndësishme për këto familje. Avioni është një çështje tjetër dhe është i lidhur për të vendosur shkakun e aksidentit. Por, këto familje e dinë për momentin se të dy kanë vdekur dhe se ata duan trupat e tyre”
Dega për hetimin e aksidenteve ajrore ka konfirmuar në fillim të kësaj jave se një trup shihej qartë te mbetjet e avionit që janë gjetur 70 metra nën sipërfaqe./arbresh.info/
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...