Google ADS

Familja e Davide Astorit falënderon tifozët për mbështetjen

19:20 | 5 Maj 2018
Arbresh Info

Familja e ish kapitenit të Fiorentinas, Davide Astorit ka shprehur mirënjohjen e tyre ndaj tifozëve për mbështetjen.

Astori ndërroi jetë pas një sulmi kardiak në muajin mars, një natë para ndeshjes së Fiorentinas në ligë kundër Udineses, transmeton portali arbresh.info. Tifozët e futbollit nga e gjithë bota reaguan me shpejtësi duke ofruar ngushëllimet e tyre ndaj familjes, e cila ka lëshuar një deklaratë mirënjohëse të shtunën.

“Faleminderit nga zemra. Është i thjeshtë, por një term i veçantë, ashtu siç ishte Davide”, kanë thënë ata për ‘La Nazione’.

“Prandaj, ashtu siç do kishte bërë Davide, me një buzëqeshje dhe një përqafim të fortë, ne ju themi faleminderit të gjithëve”

Fiorentina ka vendosur për të riemëruar kampin e tyre stërvitor në përkujtim të mbrojtësit italian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme