Google ADS

Familja e Ballistit me deklaratë shokuese në rast të ekstradimit në Serbi

14:50 | 31 Korrik 2017
Arbresh.info

Nëna e Ismail Morinës ka thënë se “më mirë do të ishte që ‘Ballisti’ të vijë i vdekur në Shqipëri sesa t’ju dorëzohet serbëve i gjallë”.

Në një raportim për “Balkanweb”, Hyjria i ka bërë thirrje shtetit shqiptar mos lejojë ekstradimin e Ismail Morinës drejt Serbisë pasi në të kundërt do të vetëflijohet e gjithë familja.

“Shteti të ndërhyjë për të bllokuar ekstradimin. Nëse Ismaili ekstradohet do të vetëflijohemi. Ky është një vendim i prerë”, tha ajo.

Më parë edhe vëllai i tij i ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare mos lejojnë ekstradimin e Ballistit” drejt Serbisë.

Morina u arrestua në Kroaci pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritet serbe, si i dyshuari për ngritjen e dronit mbi stadiumin e Beogradit në tetor 2014 (gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri), me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme