Google ADS

“Faleminderit të gjithëve” – Wenger pas fitores ndaj West Hamit

18:19 | 22 Prill 2018
Arbresh Info

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka falënderuar tifozët e tyre pas fitores ndaj West Hamit.

Rezultat 4 me 1 ishte një përgjigje ideale nga lojtarët pas njoftimit të francezit Arsene Wenger se do të largohet me përfundimin e këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.

“Isha i fokusuar për të fituar lojën. Ne thjeshtë u përpiqem për të qenë profesional dhe për të bërë punën tonë, madje edhe nëse rrethanat janë ndryshe. Skuadra kishte një shpirt të mirë dhe ishte një përgatitje për ndeshjen e së enjtes”, ka thënë Wenger.

“Mendoj se kemi krijuar durimin. Ne nuk bëmë gabime të mëdha. Fillimisht para se të fitoni një trofe, ju duhet të kaloni gjysmëfinalet. Kjo është një mënyrë e mirë për tu përgatitur – për të shënuar kundër një skuadre të fortë si West Hami që ka luajtur shumë mirë së fundmi”

“Dua t’i falënderojë të gjithë që kanë qenë shumë të bukur, mirë dhe që më kanë lavdëruar mua më shumë seç e kam merituar. Do doja t’i falënderojë të gjithë. Ishte një periudhë e mrekullueshme për mua dhe jam mirënjohjesh për këtë”

Aaron Ramsey, Nacho dhe Alexandre Lacazette ishin golashënuesit në fitoren kundër skuadrës së Mark Hughes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme