Rumania është njëri nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Megjithatë ky shtet është bërë një trampolinë për futbollistët kosovarë, pasi fillimisht Ermal Krasniqi e tani Albion Rrahmani janë transferuar nga kampionati ynë në atë rumun.
Sulmuesi llapjan, Albion Rrahmani e ka nisur në mënyrë perfekt aventurën te Rapidi i Bukureshtit, pasi në dy ndeshjet e para ka shënuar katër gola.
E falë paraqitjeve fantastike të Rrahmanit, flamuri i Kosovës po publikohet shpesh herë në faqen zyrtare të Rapidit të Bukureshtit.
Klubi i madh rumun tani ka publikuar disa foto të Rrahmanit në stërvitje me Përfaqësuesen e Kosovës, ku sulmuesi është ftuar për dy ndeshjet e muajit shtator.
Madje nofka që Albion Rrahmani e barte sa ishte në Kosovë si ‘Lewa’ ia kanë vazhduar edhe rumunët dhe këtë e ka publikuar Rapidi.
“Lewa në stërvitje”, ka shkruar Rapidi duke vendosur edhe flamurin e Kosovës në këtë postim.
Nuk është hera e parë kjo që skuadra rumune vendos flamurin e Kosovës në faqen e tyre, pasi edhe në postimet e mëhershme për Rrahmanin ka valëvitur flamuri ynë. /Telegrafi/
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...