Falcao vendon për këtë ekip, shkak gruaja dhe vajza

14:02 | 2 Maj 2017
Arbresh.info

Sulmuesi i mirënjohur i Monacos, Radamel Falcao, ua ka shuar shpresat shumë skuadrave evropiane të cilat po e kërkojnë, raporton Arbresh.info.

Ai për gazetën ‘L’Equipe’ ka thënë se me shumë mundësi do ta vazhdojë karrierën te Monaco.

“Shpresoj se do ta vazhdojë kontratën me Monacon sepse këtu ndjehem shumë mirë. Gruaja ime dhe vajza ime janë shumë të lumtura këtu dhe andaj dua të vazhdojë këtu”, ka thënë sulmuesi nga Kolumbia. Ai në këtë edicion të ‘Ligue 1’ ka arritur të realizojë 19 gola në 26 paraqitje. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme