Kampionati i ri i Kosovës në futboll po troket dhe si asnjëherë më parë i gjen klubet të përgatitura për betejat që i presin.
Pranimi i futbollit kosovar në UEFA e në FIFA si duket i ka vetëdijesuar klubet e këtushme, të cilat kanë lëvizur nga vendi duke u organizuar dhe duke bërë përforcime të mëdha.
Njohësit e futbollit presin një kampionat mjaft interesant dhe më të fortë sesa në sezonet e kaluara, pasi tash klubet kanë motiv shtesë, shkaku i pjesëmarrjes në garat evropiane, eksperiencë të cilën këtë vit e përjetuan Trepça ’89 në Ligën e Kampionëve dhe FC Prishtina në Europa League.
Thuajse gjysma e ekipeve të Superligës kanë bërë përforcime të mëdha dhe janë në garë për kreun e tabelës. Kjo, sipas njohësve të futbollit, do të sjellë ndeshje interesante dhe emocione pa fund në edicionin që po fillon.
“Klubet kanë nisur ta marrin punën shumë më seriozisht tash pas pranimit në UEFA e në FIFA. Klubet po tregohen më profesioniste, kanë angazhuar trajnerë dhe lojtarë prej jashtë vendit. Por, sa është e mjaftueshme kjo mbetet një pikëpyetje, por gëzon fakti se ka lëvizje në këtë drejtim, edhe pse ndoshta ende nuk jemi në nivel të futbollit të Ballkanit”, thotë për “Zërin” trajneri Fahredin Duraku.
“Tash klubet po e shohin punën me një sy tjetër, pres të jetë një sezon shumë më i fortë sesa ai i kaluari. Janë disa skuadra që janë përforcuar. Pra, janë 6-7 skuadra që do ta synojnë kreun e tabelës sezonin e ardhshëm”, ka shtuar ai.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...