Fagioli:Një herë vendosa që Milan të mos humbasë ndaj Torinos, por dështova pasi Milan u mposht 2-1

14:14 | 18 Tetor 2023
D.H

Nicolo Fagioli u dënua me shtatë muaj pezullim nga futbolli për shkak të përfshirjes së tij në vendosjen e basteve në platforma ilegale në Itali. Mesfushori i Juventus u rrëfye në Prokurori dhe në media.

Fagioli e pranoi se kishte krijuar varësi nga bastet si dhe ishte zhytur thellë në këtë botë, duke pasur edhe borxhe të majme. Lojtari i Juventus tregoi se kishte marrë edhe kërcënime për shkak të borxheve ndërsa shtoi se i kishte marrë borxh edhe shokut të tij te Juventus, Gatti.

“Fillova të mos flija më gjatë natës, kisha shumë borxhe. Nisa të luaj futboll me mendimin se kështu do të mund të shlyeja borxhet. Kam marrë kërcënime, më kanë thënë se do të më thyenin këmbët. Isha aq shumë në borxhe sa edhe nëse arrija të fitoja, sërish nuk mund t’i shlyeja ato.

Vendosja baste për futbollin, tenisin dhe kazino. E nisa këtë në verën e vitit 2021 kur isha në kampin e trajnimit me skuadrën e U21. E bënin edhe të tjerët, prandaj nuk u interesova shumë nëse platformat ishin të ligjshme apo jo. Ndryshimi i platformave legale me ato jo legale, është se në platformat e ligjshme nuk mund të luash pa paguar paratë.

Në fillim luaja shumë tenis, por më pas nisa të vendosja shuma të mëdha në futboll për të paguar borxhet. Kam marrë borxh nga shokët e skuadrës, Gatti. I kërkova 40.000 euro, i thashë se më duhej për një orë dhe se llogaria ime ishte e bllokuar. Të njëjtën shumë e kam marrë edhe nga Dragusin e disa shokë të tjerë te Piacenza. Shumë ndeshje i luaja gjatë kohës që ato ishin duke u zhvilluar. Një herë vendosa që Milan të mos humbasë ndaj Torinos, por dështova pasi Milan u mposht 2-1.

Në Champions kam luajtur Porto-Atletico Madrid dhe Real Madrid-Inter. Basti ishte se në ato ndeshje nuk do të shënoheshin më shumë se katër gola. Në baste vendosja gjithnjë skuadrën fituese, golat, por asnjëherë golashënuesin apo rezultatin e saktë. Në ndeshjen ndërmjet Sassuolos dhe Juventus isha shumë i stresuar, bëra një gabim dhe u zëvendësova. Nuk munda t’i mbaja lotët duke menduar për borxhet e mëdha që kisha”.

Fagioli tek kompanit ilegale kishte një borxh prej 3 milionë euro teksa rroga e tij sezonale nuk shkonte më shumë se një milionë euro./ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme