Google ADS

Fadil Vokrri flet kështu për duelin e sotëm me Turqinë

17:28 | 11 Qershor 2017
Arbresh.info

Fadil Vokrri është optimist para duelit mes Kosovës dhe Turqisë në Shkodër.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri ka dhënë lajmet e fundit para ndeshjes mes Kosovës dhe Turqisë. Ai po ashtu ka thënë se është optimist se skuadra do të arrijë rezultat pozitiv ndaj Turqisë.

“Atmosfera e mirë në ekip, shpresoj që sonte ta tregojnë në fushë. Turqia ka disa problem, atmosfera e brishtë, duke iu referuar largimit nga skuadra të yllit Arda Turan.  Uroj të mos i përsërisim gabimet nga takimi i kaluar me Turqinë”, deklaroi Vokrri për “Klan Kosova”.

“Sigurisht se futbollistët nuk mund t’i akuzojmë as për ndeshjet e kaluara. Unë mendoj që edhe këto 5-6 ndeshje që kemi zhvilluar deri më tani, kjo ekip e re ka bërë një përvojë dhe sigurisht se secili duel sjell përvojën e saj”, shtoi ai.

“Ne, si në çdo ndeshje tjetër hyjmë për të fituar, por edhe një barazim nuk do të ishte rezultat i keq”, u shpreh Vokrri.

Të ngjashme