Mesfushori i Monaco-s, Cesc Fabregas beson se ylli i PSG-së, Kylian Mbappe është lojtari i duhur për Real Madrid.
Francezi që nga vera e kaluar është i lidhur me transferimin në “Santiago Bernabeu” dhe gjatë verës pritet që ky transferim të realizohet, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i “Galaktikëve”, Zinedine Zidane e ka shfaqur publikisht admirimin për 21-vjeçarin, i cili ka shënuar 30 gola dhe ka bërë 17 asistime gjatë këtij sezoni.
Fabregas beson se ky transferim do ishte perfekt sepse Mbappe është i ‘uritur’ për tu bërë më i miri.
“Është shumë i uritur për të qenë më i miri. Shkaku i stilit që luan, do përshtatej mjaftë mirë në një skuadër si Real Madrid”, tha spanjolli.
Transferimi i Mbappe te Real Madrid pritet të kushtoi plotë 180 milionë euro./arbresh.info.
Një Portokall në Ditë – Shtatë Përfitime për Organizmin
Përmbytje dhe stuhi në Francë, lëshohet paralajmërim në disa...
Bislimi dhe përfaqësuesit e Odës Tregtare Kosovaro Turke fla...
Simiq: Me pëlqimin e Radoiçiqit kemi mbështetur kërkesat e K...
Presidenti i Austrisë u kërkon partive ta zhbllokojnë ngërçi...
Dënim i dytë për ish kryebashkiakun e Lushnjes, Tushe