Atletico Madridi thuhet se është i interesuar për t’i ofruar rikthimin në La Liga mesfushorit të Chelseat, Cesc Fabregas.
Raporte të ndryshme nga mediat spanjolle pretendojnë se ‘Los Colchoneros’ janë të interesuar për të siguruar shërbimet e reprezentuesit spanjoll, i cili ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje të plota nën udhëheqjen e Antonio Contes, transmeton portali arbresh.info.
Cesc, i cili mbush 30 vite muajin e ardhshëm, ka humbur vendin e tij te skuadra kombëtare si pasojë e problemeve në ‘Stamford Bridge’.
Edhe pse Atletico Madridit i është ndaluar transferimi i lojtarëve këtë verë, gjiganti në La Liga ka menduar apelimin e ktij vendimi në Gjykatën e Arbitrazhit të Sporit./arbresh.info
25 bashki në Shqipëri rritën çmimin e ujit në vitin 2024, me...
Maqedonci dhe Nawrat vizitojnë Shkollën e Oficerëve
Irani e liron nga burgu gazetaren italiane
Igball Jashari largohet nga Prishtina, nënshkruan me Drenicë...
Hamza: Ne do t’i mbështesim të gjithë bujqit në Kosovë dhe d...
Aplikimi i vaksinës HPV-së, Rama: Ky është një hap i madh dr...