Lionel Messi tashmë ka zhvilluar stërvitjen e tij të parë me Paris Saint-Germain, megjithatë ish- shoku i tij i Barcelonës, Cesc Fabregas, i ka dhënë një paralajmërim argjentinasit në garën për titullin e Ligue 1 këtë sezon.
Fabregas nënshkroi me Monacon pasi nuk ishte i rregullt te Chelsea dhe ish -lojtari i Arsenalit po përgatitet për një sezon tjetër në principatë.
“Sigurisht, kur PSG nuk e fiton ligën, të gjithë e shohin atë si një fatkeqësi sepse kanë shpenzuar shumë para”.
“Të gjithë e shohin atë si një ligë me një ekip, por në pesë vitet e fundit, Monaco dhe Lille e kanë thyer atë. Nuk është aq e lehtë sa mendojnë njerëzit, ka ekipe shumë intensive, shumë agresive, me lojtarë shumë të shpejtë dhe të fortë”, ka thënë Fabregas në një intervistë për Daily Mail.
Ardhja e Messit në Paris thjesht forcon statusin e tyre si favoritët të Ligue 1, por pavarësisht paralajmërimeve, Fabregas është i ngazëllyer me ardhjen e argjentinasit.
“Të gjithë djemtë janë të ngazëllyer, duke e ditur se ata po luajnë kundër Lionel Messit , të gjithë duan fanellën e tij”.
“Unë u them atyre se jemi 25 veta dhe vetëm njëri prej nesh mund ta ketë dhe ai do të ketë vetëm dy fanella për ndeshje”.
“Ekipi është plot me talente të mëdha në Monaco, do të jetë një provë fantastike për ta, kur të vijë lojtari më i mirë ata duan të tregojnë atë që mund të bëjnë, ne thjesht duam vazhdimësinë pa menduar shumë për Messin”, ka thënë Fabregas.
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana
Driloni merr në krah Sarën dhe e dërgon në shtrat
Rasti “Thaçi dhe të tjerët” me vendim për pjesëm...
Tre zyrtarë policorë të lënduar pas vetaksidentit në Varagë ...
Pirro Çako fshin nga YouTube këngën me 6 milionë shikime të ...
Policia prezanton punën dhe aktivitetet policore në veri