Cesc Fabregas është lojtari i parë spanjoll në histori me 300 paraqitje në Premierë Ligë.
Mesfushori i Chelseat regjistron sot (e shtunë) paraqitjen e 300 në ligën angleze në takimin e xhiros së 26 në Premierë Ligë kundër Swanseas, shkruan portali arbresh.info.
Ish ylli i Arsenalit është pjesë e formacionit startues në takimin ndaj Swanseas në “Stamford Bridge” që fillon në ora 16:00.
Pep Reina me 285 paraqitje, Mikel Arteta me 284 paraqitje dhe Fernando Torres me 212 paraqitje janë lojtarët e tjerë spanjoll që renditen pas 29-vjeçarit për nga numri i paraqitjeve në ligën angleze./arbresh.info
Irani e liron nga burgu gazetaren italiane
Igball Jashari largohet nga Prishtina, nënshkruan me Drenicë...
Hamza: Ne do t’i mbështesim të gjithë bujqit në Kosovë dhe d...
Aplikimi i vaksinës HPV-së, Rama: Ky është një hap i madh dr...
Vitia: Janë marrë të gjitha masat për të përballuar çdo situ...
183 aksidente gjatë muajit dhjetor në rajonin e Ferizajt