Ish-trajneri i Milanit, Real Madridit dhe Anglisë, Fabio Capello, ka njoftuar se do të pensionohet nga roli i trajnerit dhe nuk do ta drejtojë më asnjë skuadër, pasi u shkarkua nga skuadra e Superligës kineze, Juangsu Suning.
71-vjeçari e udhëhoqi Milanin drejt katër titujve në Serie A në vitet 1990-ta, dhe pastaj mori drejtimin e Real Madridit ku e fitoi La Ligën në sezonin e parë, para se t’i prishte marrëdhëniet me drejtuesit e klubit, transmeton Express.
Më pas, ai u kthye në Milan dhe pastaj e drejtoi edhe Romën dhe Juventusin, duke e fituar ligën me të dy këto klube, edhe pse dy tituj të Serisë A me Juventusin iu morën më vonë për shkak të skandalit të njohur si “Calciopoli”.
Ai e ka drejtuar Kombëtaren e Anglisë nga viti 2008 deri më 2012. Italiani e udhëhoqi Rusinë në Kupën e Botës më 2014, por një fushatë zhgënjyese në Evropianin e 2016-s i dha fund punës së tij me këtë kombëtare.
“Stoli i Italisë? Tashmë i kam thënë jo”, ka theksuar Capello për Radio Rai.
“Tashmë kam pasur një përvojë me ekipet kombëtare të Anglisë dhe Rusisë. Desha të provoj ta udhëheq një klub përsëri dhe Jiangsu përvoja ime e fundit në futboll. Kam bërë gjithçka që kam dashur. Jam i lumtur me atë që e kam bërë. Tani jam i kënaqur të punoj si komentator. Në këtë rol fiton gjithmonë”, shtoi ai.
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani