Mesfushori i Liverpoolit, Fabinho është duke u përfolur për një rikthim të mundshëm në Liga 1 te Paris Saint Germaini gjatë merkatos dimërore të transferimeve.
Braziliani u transferua te “Redsat” nga AS Monaco në fillim të verës, por ai ka pasur probleme për të siguruar minuta në fushë dhe deri tani ka bërë vetëm tri paraqitje dhe të tria kanë qenë inkuadrime nga bankina, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Gjykata konfiskon pasaportën e Ronaldinhos për shkak të borxheve të papaguara
Si pasojë e kësaj, gazeta franceze ‘Le Parisien’ sugjeron që Paris Saint Germaini është duke vëzhguar nga afër situatën e tij derisa po përgatitet për jetën në mungesë të mesfushorit Adrien Rabiot, i cili është shënjestër e kampioni të Spanjës – Barcelonës.
Adrien Rabiot ka dështuar për të siguruar një marrëveshje të re me kampionin francez gjatë vitit të kaluar dhe raportet sugjerojnë që mesfushori mund të largohet nga klubi në stadiumin Parc des Princes falas kur të përfundoj kontrata e tij aktuale në fund të verës së ardhshme.
Lexo edhe: Messi i gatshëm për Interin? Valverde zbulon të vërtetën
Fabinho ka sugjeruar së fundmi se ai ende është duke u adaptuar me jetën në ‘Merseyside’, por gazeta e lartpërmendur franceze sugjeron që 25-vjeçari është i “zemëruar” me klubin në veriperëndim të Anglisë dhe mund të kërkojë rikthimin befasues në futbollin francez.
Paris Saint Germaini ka ndjekur progresin e Fabinhos qysh në ditët e tij të para me AS Monacon dhe ata mund t’i propozojnë atij huazimin fillimisht në Vitin e Ri./arbresh.info/
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...
Ancelotti për Asencion: Jam i lumtur me të, do të jetë i mir...
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...