Fabinho tregon çfarë po ndodh me Salah

12:29 | 13 Janar 2021
Arbresh.info

Fabinho ka insistuar se Mohamed Salah është shumë i lumtur te Liverpool, mes spekulimeve mbi të ardhmen e yllit egjiptian. Skuadra si Real Madridi dhe Barcelona janë lidhur me të, pas komenteve të bëra në dhjetor, kur e la derën hapur për një largim të mundshëm nga “Anfield”.

Shoku i tij i skuadrës, Fabinho, megjithatë beson se është “normale” të shohësh Salah të lidhur me disa nga klubet më të mira të Europës, por nuk mendon se spekulimet kanë ndikuar në performancat e tij:

“Lojtarët e mëdhenj gjithmonë do t’i kenë emrat e tyre të përfshirë në thashetheme merkatoje. Salah luan për Liverpool, një nga ekipet më të mëdha në botë. Unë mendoj se është normale ta shohësh emrin e tij të lidhur me ekipe të tjera, veçanërisht nga liga të ndryshme.

Gjithsesi, e shoh atë shumë të lumtur këtu dhe të kënaqur me performancat e këtij sezoni. Mohamed është shumë kërkues me veten, dëshiron të jetë më i miri, të ndihmojë ekipin dhe punon shumë për këtë.

Gjithmonë ka qenë kështu, nuk ka ndryshuar aspak. Ai vazhdon të shënojë gola, të cilët të gjithë janë mësuar t’i shohin. Në dhomën e zhveshjes flet me të gjithë dhe bën shaka.

Nuk shoh asgjë që e prek atë. Në përgjithësi, nuk i ndjek lajmet, kështu që nuk jam i sigurt për ndonjë thashethem.

Siç thashë, lojtarët me cilësi të lartë do të jenë gjithmonë të lidhur me klube të mëdha”. Kontrata e Salah, me vlerë 200.000 £ në javë, ka ende dy vite e gjysmë deri në fund, ndaj nuk ka ndonjë shqetësim të madh te Liverpool në këtë fazë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme