Mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz ka hedhur poshtë debatin rreth të ardhmes së tij.
Spanjolli, i cili është përfolur shumë për transferim në Real Madrid, ka thënë se nuk do të largohet nga Italia, transmeton portali arbresh.info.
“Kam kontratë këtu dhe jam i lumtur këtu, tifozët mund të jenë të qetë”, ka thënë ai për Sky Italia.
“I falënderojë tifozët për mbështetjen që ata më kanë dhënë, faleminderit për dashurinë tuaj, pritja ime në klub ka qenë shumë pozitive”
Ai gjithashtu ka folur për lojtarët që janë përfolur për transferim te Napoli.
“Të luash me lojtarë të mirë është gjithmonë më mirë. Mendoj se Rodrigo është një sulmues i shkëlqyer, të gjitha skuadrat e duan atë dhe ai do të ishte shumë i lumtur nëse nënshkruan për ne”
“Të dy, edhe ai edhe James Rodriguez janë emra të mëdhenj, nëse ata vijnë në Napoli ata do të ishin të mirëpritur”, përfundoi Ruiz./arbresh.info/
10 ditë pas uraganit Helene, Florida përgatitet për një tjet...
Chelsea dhe Liverpool në garë të ngushtë për transferimin e ...
Protesta e opozitës, policia bllokon disa rrugë në Tiranë
Kurti priti në takim ish-presidentin e Kosovës dhe Shqipëris...
Në Jabllanicë të Bosnjës shpallen tre ditë zie për viktimat ...
Aksidenti në Badovc, Sveçla u shpreh ngushëllime familjarëve...