Fa Cup: City dhe Chelsea kalojnë tutje

17:08 | 10 Janar 2021
Arbresh.info

Gjatë të dielës, ekipet angleze kanë zhvilluar ndeshjet e vlefshme për FA Cup, ku Chelsea dhe Manchester City kanë kaluar në fazën tjetër.

Chelsea ka mposhtur me rezultat të lartë 4:0 ekipin e Morecambes, ku golat për londinezët në këtë takim u shënuan nga Mount (18’), Werner (44’), Hudson-Odoi (49’) dhe Havertz (86’).

Në ndeshjen tjetër, ekipi i Pep Guardiolës ka fituar me shifrat 3:0 ndaj ish-anëtarit të Premier League, Birmingham City. Golat për ‘qytetarët’ u shënuan nga Bernardo Silva (8’ dhe 15’), ndërsa golin e tretë e shënoi Foden (33’).

Me këto fitore, City dhe Chelsea kaluan në fazën tjetër të FA Cup, që renditet trofeu i dytë më i rëndësishëm në ishull./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme