Google ADS

Ezgjan Alioski shënon golin e parë në Kampionatin Evropian, hapet ndeshja Ukrainë-Maqedoni e Veriut

16:23 | 17 Qershor 2021
KRG

Maqedonia e Veriut e ka hapur ndeshjen ndaj Ukrainës, me golin e Ezgjan Alioksit.

Ukraina e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Maqedonisë së Veriut me epërsi komode 2-0.

Me të filluar pjesa e dytë, Maqedonia e Veriut e nisi në sulm duke kërkuar ta hap ndeshjen.

Në minutën e 56-të, gjyqtari Fernando Rapallini akordoi penallti pasi Oleksandr Karavaev, ndali në zonë Goran Pandevin.

Nga pika e bardhë gjuajti Ezgjan Alioski, por portieri priti gjuajtjen e tij, ndërsa nga topi i kthyer ai shënoi për 2-1.

Tanimë është hapur ndeshja dhe Maqedonia e Veriut do të kërkojë të barazojë rezultatin.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme