Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka thënë se institucioni që ai e drejton i kishte kontaktuar Kosovën e Maqedoninë e Veriut para se ta kontaktonte Serbinë për organizimin e Evropianit për grupmoshën U21.
Në një intervistë për emisionin “AS” në RTK, zëvendëspresidenti i UEFA-s, ka thënë se krerët e federatave të futbollit në Kosovë e Maqedoni të Veriut ishin përgjigjur se nuk kishin mundësi të ishin pjesë e projektit.
Serbia dhe Shqipëria janë afër marrjes së besimit nga UEFA për ta bashkëorganizuar Kampionatin evropian të futbollit për grupmoshën U21 në vitin 2027. Vendimi final do të merret në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s më 16 dhjetor. Ideja e organizimit të kampionatit bashkarisht nga Shqipëria dhe Serbia nuk është pritur mirë nga një numër tifo-grupesh në Kosovë po edhe në Shqipëri.
“Ne paraprakisht kemi biseduar me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, por nuk i kanë pasur mundësitë. Pra diskutimi i parë ka qenë me këto dy vende. Krerët e dy federatave kanë thënë se ne nuk mund të jemi pjesë e këtij projekti. Pastaj kemi vazhduar më tutje. Është normale që të ketë mendime të ndryshme, duke pasur parasysh historikun. Projekti është sportiv, ne bashkëpunojmë me Federatën serbe dhe jo me shtetin serb, Policinë a dikë tjetër. Ne nuk jemi duke amnistuar historinë. Nuk është mirë ngjyrimi politik i futbollit”, ka thënë Duka.
Sipas tij, ky projekt përbën një përfitim të madh për Shqipërinë, pasi Kombëtarja U21 do të marrë pjesë automatikisht në kampionat pa kaluar nëpër fazat e kualifikimeve. Një tjetër përfitim, sipas tij, është përmirësimi i infrastrukturës në vend.
“Arsye e bashkëpunimit me një shtet tjetër, përkatësisht me shtetin e Serbisë është mungesa e infrastrukturës. Benefit për Shqipërinë, organizimi i këtij aktiviteti është që Kombëtarja U21 merr pjesë në këtë organizim pa marrë pjesë në kualifikime, arsye tjetër është infrastruktura”, ka thënë Duka.
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...