Evropa po ‘çmendet’ për Festim Alideman, këto janë skuadrat e interesuara për të

14:01 | 9 Janar 2019
Arbresh.info

Skuadra e Llapit po vazhdon të ndihmojë lojtarët që të tregojnë aftësitë e tyre.

Një nga lojtarët më të mirë të Llapit, Festim Alidema tashmë është ‘temë’ kryesore e mediave vendore, shkruan GazetaBlic.

Alidema u transferua tek klubi i Llapit me 10 janar të vitit të kaluar – për të shpërthyer më pas, duke treguar aftësitë e tij të jashtëzakonshme në fushën e blertë.

Sulmuesi në atë kohë kishte nënshkruar kontratë një vjet e gjysmë me Llapin dhe premtoi se do t’i ndihmojë ekipit në rrugën drejtë titullit.

Fillimisht Alidema nuk kishte hapësira të mjaftueshme tek skuadra llapjane, mirëpo me kalimin e kohës Tahir Batatina, tashmë drejtori ekzekutiv i klubi i dha minutazh lojtarit dhe ai filloi të dëshmojë se ky vendim ishte i gabuar.

‘Shpërthimi’ i vërtetë i Festim Alidemas erdhi në këtë sezon. Sulmuesi i Llapit në fazën vjeshtore të kampionatit ka shënuar gjithsej 8 gola, duke u renditur kështu i dyti në listën e golashënuesve më të mirë.21 vjeçari gjithashtu u përfshi edhe në formacionin më të mirë të vitit të zgjedhur nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Natyrisht pas shumë sukseseve, nuk mungojnë as ofertat për shërbimet e tij. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe drejtori i Llapit, Tahir Batatina, i cili thekson se shumë klube kanë shprehur interesim për yllin e tyre.

“Skenderbeu, Partizani i Tiranës, Shkëndija, Kukësi, Osijeku, Hajduku dhe Baseli kanë shprehur interesim për shërbimet e Festim Alidemës”, ka konfirmuar Tahir Batatina për ‘GazetaBlic’.“Nuk jemi duke u ngutur, pasi Festimi dëshiron titullin kampion me Llapin dhe pastaj e pret Evropa. Do të shqyrtojmë ofertat në të ardhmen”, përfundoi Alidema.Tahir Batatina njihet për zbulimin e talentëve, pasi në të kaluarën ka shfaqur në skenë edhe Mirlind Dakun, i cili sot luan në ekipin e Osijekut në Kroaci.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme