Lajmi i ditës ishte ai që Cristiano Ronaldos do të luajë në Manchester United, vetëm pak orë pasi u tha se Manchester City do të arrijë marrëveshje me portugezin.
Por një njeri e dinte gjatë gjithë kohës se pesë herë fituesi i Topit të Artë po shkonte te Manchester United, dhe ai ishte shoku i vjetër i Ronaldos, Patrice Evra.
Ish-mbrojtësi postoi pamje të një bisede në WhatsApp me Ronaldon të ahvilluar herët të premten, në të cilën Ronaldo e informoi atë me fjalët: ‘Unë do të luaj në klubin tonë’.
Evra dhe Ronaldo luajtën së bashku në United për katër sezone të lavdishme, pasi francezi u bashkua me klubin në janar 2006 deri sa Ronaldo u largua për në Real Madrid në 2009.
Dyshja fituan tre tituj radhazi në Ligën Premier së bashku, si dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2008, duke arritur gjithashtu edhe në finalen e vitit 2009, të cilën United e humbi ndaj Barcelonës. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...