Patrice Evra ka këshilluar sulmuesin Cristiano Ronaldo që të largohet nga Real Madridi për transferim te Juventusi.
Raporte të ndryshme pretendojnë se një marrëveshje prej 100 milionë euro tashmë është e kryer, pasi fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë dëshiron ta vërtetoj se mund të fitoj Ligën e Kampionëve në Torino në moshën 33-vjeçare, transmeton portali arbresh.info.
Ish qendërmbrojtësi i Juventusit dhe Manchester United, Evra ishte duke folur rreth kësaj situate drejtpërsëdrejti përmes një video të transmetuar nga llogaria e tij në rrjetin social Instagram.
“Të gjithë më pyesin mua, Pat, çfarë mendon? Nuk kam folur me Cristianon rreth kësaj, por këshilla ime është, nëse ai dëshiron të luaj deri më 2050, ai duhet të shkoj te Juventusi. Nuk ekziston ndonjë tjetër skuadër që ai duhet t’i bashkohet. Është e thjeshtë”
“E falënderoj Juventusin sepse pas Manchesterit unë vazhdova të fitoj, e gjithë kjo ishte falë Juves. Ju nuk duhet të pështyni asnjëherë në pjatën që ju ushqen, prandaj Juve do të jetë gjithmonë në zemrën time”
Në këtë fazë, Evra ngriti kokën lartë dhe filloi të këndonte himnin e klubit me zë të lartë.
“Prandaj, Cristiano, unë duhet tua them këtë: bëni zgjedhjen e duhur. Ju e dini se sa shumë italianët ju duan, por kjo është një sakrificë. Nëse shkoni te Juve, ju duhet të punoni fortë. Është shumë, nuk e dini se çfarë është pushimi”
“Por, kjo është një zgjidhje. Ose duhet të vazhdoni të luani deri më 2050 ose thjeshtë qëndroni edhe pak. Dua ta them këtë. Nëse ju shkoni te Juventusi, ju do të jeni në Kampionatin Botëror jo si një shoqërues, por si një protagonistë. Një PROTAGONISTË”
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...