Patrice Evra raportohet të ketë ofruar vetën te Juventusi për të rregulluar krizën e tyre me lëndime në mbrojtje.
37-vjeçari aktualisht është i lirë për shkak se kontrata e tij te West Ham United skadoi gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në gazetën Corriere di Torino, ish lojtari i Monacos, Manchester United dhe Marseilles i ka dërguar një mesazh hierarkisë së klubit duke ia bërë të ditur se është në dispozicion.
Evra nuk ka luajtur në një ndeshje kompetitive që nga muaji maj i vitit 2018 dhe është atëherë është paraqitur për vetëm një minutë gjatë ndeshjes së West Hamit kundër Leicester Cityt.
Rikthimi i tij në Juventus, ku ka luajtur nga qershori 2014 deri në janar të vitit 2017, nuk pritet të ndodhë për shkak se Juventusi tashmë ka blerë Martin Caceresin.
Caceres rikthehet për të tretën herë në klub derisa Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini dhe Andrea Barzagli janë të gjithë të lënduar./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...