Everton ka fituar dramën ndaj Arsenal, në Goodison Park.
Everton ka marrë fitore në ndeshjen kundër Arsenal, me rezultatin 2:1 në ndeshjen e luajtur sonte.
Fati i kësaj ndeshje gati sa u përcaktua nga teknologjia VAR, e cila i anuloi dy gola për skuadrën nikoqire.
Richarlison shënonte në minutën e 44-të, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje. Vetëm një minutë më vonë, Odegaard shënoi për 0:1, për ta çuar Arsenalin me një gol epërsi në pauzën mes dy pjesëve.
Në fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 58-të, Richarlison gjeti edhe një herë golin, por edhe një herë VAR reagoi duke anuluar për pozitë jashtë loje.
Braziliani ishte më me fat në minutën e 80të, kur për herë të tretë dërgoi topin në rrjetë. Kësaj radhe festa shkoi deri në fund në Goodison Park, pasi VAR nuk pati vërejtje.
Goli i Richarlison nisi përmbysjen spektakolare të Everton, e cila u kompletua me golin e Gray në minutën 90+2.
Gray me këtë gol i dha tri pikët skuadrës nga Liverpuli, që tashmë shkon në 18 pikë për pozitën e 12, derisa Arsenal mbetet me 23 pikë në pozitën e 7-të.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...