Everton është duke kaluar në formë të mirë javët e fundit në Premier League.
Skuadra e Sean Dyche është bërë problematike për skuadrat që po përballen me ta, duke luajtur një mbrojtje të fortë, shkruan Arbresh.info.
Në tri përballjet e fundit Evertoni u përballë me tre pretendët për titull në Angli, Arsenalin, Chelsean dhe Manchester City.
Nga të tri përballjet kjo skuadër doli e pamposhtur.
Fillimisht ata në “Emirates Stadium” luajtën baras 0 – 0 ndaj Arsenalit, kurse vetëm një javë më vonë me po të njëjtin rezultat mbyllën ndeshjen edhe me Cheslean.
Kurse gjatë ditës së sotme skuadra nga Liverpooli, ndali kampionin në fuqi, Manchester Cityn me rezultat 1 – 1.
Pas 17 ndeshjeve, Evertoni ka 17 pikë dhe gjendet në pozitën e 15-të./Arbresh.info
Gripi sezonal rrit numrin e pacientëve në kryeqytet
Vjedhje në një argjendari në Prizren, policia jep detaje
Rikthim sensacional i Milanit ndaj Interit, fiton Superkupën...
Yamal ftohet për ndeshjet e Superkupës së Spanjës
Leo dërgon në nominim kokë më kokë Drilonin dhe Gjestin
24 janar finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 3