Klubi anglez i kishte ofruar 34 milionë euro dhe oferta e tij është refuzuar menjëherë. Napoli i kërkon së paku 60 milionë euro
Napoli e ka refuzuar ofertën e parë të Evertonit për Kalidou Koulibalyn. Klubi italian ka kërkuar nga klubi i Premierligës që ta dyfishojë ofertën, nëse e do në ekip lojtarin. Evertoni i kishte ofruar 35 milionë euro plus bonuse, varësisht nga performancat, shkruan Gazeta Express.
Mirëpo, klubi nga Serie A nuk e ka ndërmend ta shesë qendërmbrojtësin stabil për një shifër më të ulët se 60 milionë. Kontrata e Koulibalyt me Napolin do të skadojë në qershor të vitit 2023. Interesim për futbollistin afrikan kanë shfaqur edhe dy klubet nga Manchesteri.
Edhe lojtari është i interesuar për t’u larguar nga Napoli për një eksperiencë të re. Madje, edhe vitin e kaluar ai ishte shumë pranë transferimit në Premierligë. /Gazeta Express/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...