Evertoni dëshiron me çdo kusht Armando Brojën, por ka një problem

14:22 | 16 Korrik 2024
D.H

Armando Broja pritet të largohet këtë verë nga skuadra e Chelseas.

Për futbollistin shqiptar kanë shprehur interesim shumë skuadra të Premier League si Everton, Ipswich Town e Wolves, shkruan Arbresh.info.

Përveç këtyre skuadrave interesim kanë shprehur edhe Bologna e Milani në Serie A dhe Dortmundi në Budesligë.

The Athletic ka raportuar se Evertoni e ka prioritet transferimin e Armando Brojës, megjithatë klubi dëshiron së pari ta shes yllin anglez Dominic Calvert-Lewin.

Chelsea është gati ta lejoj largimin e Brojës vetëm nëse vije ndonjë ofertë rreth 30 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme